Ben Emmerson u përpoq ta ndihmojë Sadik Halitajahën nga vetinkriminimi, ai e keqkuptoi terësisht
Kur të hënën Sadik Halitjaha po priste në sallë për ta filluar deshminë e tij përpara trupit gjykues në Hagë, në procesin kundër krerëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, avokati i Kadri Veselit u ngrit në këmbë për ta diskutuar një pikë me rendësi për vet Halitjahen.
Bazuar në procedurat gjyqësore, kur ka cështje për t’u diskutuar para se të fillojë marrja në pyetje apo edhe gjatë, dëshmitari nxirret jashtë sallës. Dhe kështu ndodhi edhe të hënën me Halitjahen.
Ajo çka po përpiqej Ben Emmerson të bënte ishte që ta mbronte Sadik Halitjahajn nga mundësia e vet-inkriminimit gjatë dhënies së dëshmisë dhe këshilla që ai të konsultohej edhe me ndonjë avokat.
Avokati britanik po kërkonte të sigurohej se prokuroria ka vepruar konform të drejtave të dëshmitarit, kur ai ka dhënë dëshminë e tij, e që do ta japë edhe më pas. Kjo, pasi Emmerson e sqaron edhe në fjalën e tij, se dëshmitari në fjalë në aktakuzën kundër krerëve të UCK-së përmendet në një rast për urdhërdhënie në arrestimin e tre personave.
Kjo ishte çfarë tha Emmerson atë ditë në seancë:
“Sikurse mund të dini i nderuar gjykatës, ky dëshmitar citohet, si atë çfarë ju në Amerikë e quani bashkë-konspirues pa aktakuzë dhe kjo shtjellohet më tej në paragrafin 155 të aktakuzës dhe shtjellohet më tej në paragrafin 329 të dosjes së gjykimit paraprak të Prokurorisë.
Ajo ka të bëjë me një incidim që e keni çuar edhe më herët dhe lidhet me një pretendim që ky dëshmitar ka urdhëruar rrëmbimin e tri anëtarëve të familjeve të dëshmitarëve, tri gra të cilat më pas janë gjetur të vdekura. Duke marrë parasyh këtë histori, këtë sfond, dhe këtu sigurisht që jemi në paragrafin 97, paragrafi 5 të protokollit për urdhërin për zhvillim e procesit gjyqësor, të datës 25 janar, ku thuhet se gjatë seancës përgatitore, marrja në pyetje nga zoti Pach, pra duhet ta bëjë marrjen në pyëtjen duke i thënë dëshmitarit se informacioni që ai jep mund të jetë vetinkriminues dhe ta lejoj që të marrë këshillim nga ndonjë avokat. Gjithashtu, duke marrë praktikën e mëhershme tuajën, më konkretisht po i referohem një shembulli me datë 12 korrik në dëshminë e dëshmitarit 04323, ju jepni një kujtesë që t’i jepet një këshillim dëshmitarit në mënyrë që të mos japë dëshmi vetinkriminuese, në përjashtim të rasteve kur detyrohen nga trupi gjykues që ta bëjnë këtë gjë. Dhe duhet trajtuar dëshmitari se në qoftë se trajtohet apo del një çështje e tillë, atëherë do të duhet të ngrihet këtë cështje me trupin gjykues.
E di që në shënimin një apo dy thuhet diku që dëshmitari që ka thënë se nuk e kam problem a do të dënohem a po jo, megjithatë për ne nuk është e qartë në qoftë se Prokuroria ia ka bërë me dije dëshmitarit që dëshmitari jo vetëm që mbetet nën dyshim, por është një element shumë i rëndësishëm kundër të akuzuarve, pra sikur që e thash më përpara thuhet që ai të jetë personi që ka urdhëruar kryerjen e një prej krimeve që është pjesë përbërëse e aktakuzës”.
Se nuk kishte qëllime të tilla, Emmerson e sqaroi edhe sot duke përcjellë fjalët e Kadri Veselit.
Ai tha se klienti i tij i ka kërkuar që të bëjë të qartë publikisht se ai nuk ka bërë dhe nuk bënë asnjë pretendim kundër dëshmitarit Sadik Halitjaha.
“Zoti Veseli me ka kërkuar që ta bëjë shumë të qartë publikisht që ai nuk ka bërë dhe nuk bënë asnjë pretendim fare kundër këtij dëshmitari për çështje të cilat ne i përmendem dje”, tha Emmerson
Por, si duket, Sadik Halitjaha pasi ka dëgjuar nga mediat se çka është deklaruar në sallë kur ai nuk ka qenë për një moment prezent me urdhër të gjyqtarëve, e ka keqkuptuar fjalën e Ben Emmerson. Dhe në vend se ta interpretonte atë si ishte, një përpjekje për ta mbrojtur nga vetinkriminimi, ai pretendoi se kjo ishte një digresion i panevojshëm dhe tendencë për ta sulmuar atë. Ai gjithashtu ka keqkuptuar edhe komunikimin mes avokatit dhe klientit me letra. Në fakt, kjo mënyrë komunikimi është praktika gjyqësore që aplikohet në shumicën e gjykimeve, pasi avokati dhe klienti nuk lejohet të flasin drejtpërdrejtë në sallë.
Kjo ishte ajo çfarë tha Sadik Halitjaha:
“Kisha dashtë që ta ndajmë pak kohën. Të më jepet mua koha e avokatit që do ta ezauronte kohën e fjalës, edhe nuk kam dëshirë që gjërat pa relevancë të përsëriten, stërhollohen. Më vjen keq për dinamizmin e kësaj gjykatë që po pengohet. Për mua sa do lë të pyet, prej kur kah lind krishti, unë i përgjigjem. Jam i përgatitur për atë punë. Kam njohuri. Ditën që më keni nxjerrë jashtë, ka qenë e paradjeshit, z.Emmerson ka bërë digresion kundër meje si duket me ndikimin e Kadri Veselit, se ashtu erdhi ajo asistentja me një letër, ka thënë se unë jam i shantazhuar. Se pasna pas dhanë urdhër dikun me u vra një burrë e dy gra, dhe koka kanë ankuar që pse nuk kam unë avokat. Kisha dashtë juve të ju drejtohem ju kryetar i kolegjit, jo avokatit se ajo për mua ishte thikë pas shpine. Ai duhet ta sqaroj drejt dhe të jetë fer jo të bëj goditje poshtë brezit. Të jetë fer le të tregojë ku është urdhri, ku e ka pa, ku e ka ni. Ku e ka atë kopje të urdhrit. Nuk duhet të më thotë i shantazhuar, sepse kurrë në jetë nuk kam qenë i shantazhuar. Nuk ka forcë në botë që me shantazhon. Mund të më vrasin, mund të më burgosin, por të më ligin e të më shtantazhojnë le ta harron Emmersoni e Kadria që e porositi me thanë ashtu. Për punë të avokatit, unë e di që avokat është normale me pasë se sigurisht ai kishte qëndruar brenda derisa unë dola jashtë. Nuk kam dashur ta harxhojë më shumë buxhetin e Kosovës, sepse besoj se pare të majme po merr Emmerson. Njëherë le ta sqarojmë këtë punë, e vazhdojmë pastaj betejën”.
Pas kësaj fjale, gjykatësi i tha se ai ka detyrë vetëm të përgjigjet në pyetje, e jo të konstatojë, pasi kjo është detyrë e gjykatësve.