Ben-Meir: Kosovës i duhet jo dikush si Kurti
Profesori amerikan dhe eksperti i njohur i çështjeve politike, Alon Ben-Meir, ka thënë se kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Albin Kurti, është dashur ta dijë se nuk do të marrë mbështetje nga ShBA-ja dhe BE-ja derisa nuk heq taksat. Ai e konsideron liderin e LV-së person të gatshëm për konflikte, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, Ben-Meir ka theksuar se vendit i duhet një qeveri e qëndrueshme dhe që të merret mirë me këtë krizë, e jo dikush si Albin Kurti. “Kurti duhet ta kishte ditur që ai nuk do të merrte mbështetje as nga BE-ja e as nga ShBA-ja për sa kohë që tarifa e vendosur nga Kosova për mallrat serbe mbetet në fuqi. Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme dhe plotësisht funksionale për t’u marrë me këtë krizë, e jo dikush si Kurti i cili është i gatshëm të krijojë konflikte pa ndalesë me partnerë ndërkombëtarë dhe partnerë të koalicionit”, ka shkruar ai.