Ben-Meir: Nëse Kosova dëshiron të përparojë, Kurti duhet t’i përmbushë kërkesat e BE-së
20 maj 2024
| 11:31
Analisti politik, Alon Ben-Meir, ka vlerësuar se nëse Kosova dëshiron të avancojë drejt Bashkimit Evropian (BE), duhet të bëhet përparim në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Ai ka theksuar se kryeministri i Kosovës duhet t’i përmbahet kërkesave të Brukselit për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
Ben-Meir ka shkruar në rrjetin social “X” se vazhdimisht ka treguar hapat që duhet të ndërmarrë Kosova në drejtim të progresit drejt BE-së.