Benard Ndrecën përpiqen ta vrasin me tritol
Blutë kanë dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur gjatë natës në Vau të Dejës, ku iu vendos tritol makinës së kreut të “Rithemelimit”, Benard Ndreca.
Rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që Ndreca ka hipur në mjet.
Ndreca nuk ka pasur dëmtime nga shpërthimi, por janë shkaktuar vetëm disa dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 07:10, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit B. N., dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.
Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi B. N. ka hipur në automjet.
Nga shpërthimi, shtetasi B. N. nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.