Benatia largohet nga Juve, kjo është skuadra e re
29 janar 2019
| 15:12
Medhi Benatia nuk është më pjesë e Juventusit. Mbrojtësi maroken u largua nga “Zonja e vjetër” pas dy sezone e gjysmë të luajtura me të, për të vijuar karrierën e tij në Katar, pikërisht te skuadra e Al Duhail.
Kampionët e Italisë zyrtarizuan largimin e futbollistit në drejtim të Al Duhail, për shumën e 8 milionë eurove, të cilën klubi nga Katari do ta paguajë në dy këste brenda tetorit të vitit 2019.
Medhi Benatia ka zhvilluar 40 ndeshje në Serie A me Juventusin, duke shënuar 3 gola, i fundit prej të cilëve ishte ai ndaj Romës në dhjetor të vitit 2017.