Bendtneri tregon ditën e parë te Juventusi: I gjeta të gjithë me cigare në tualet

17 shkurt 2022 | 16:38

Nicklas Bendtner ka provuar të luajë edhe për Juventusin.  Sulmuesi danez kaloi te bardhezinjtë nga Arsenali në huazim, ndërkohë që tregon edhe çfarë ndodhi në ditën e parë në Torino.

“Nuk po arrija të gjeja çunat dhe ishte pak e çuditshme. Mbi të gjitha sepse ishte dita e parë me skuadrën, por më pas gjeta 10 apo 12 futbollistë në tualet që bisedonin, konsumonin duhan dhe kafe. U surprizova, ishte diçka emocionuese që më bëri të mendoja se do të kisha një eksperiencë argëtuese te Juventus. A ishin me cigare edhe Pirlo e Buffon? Po, por çfarë mund t’i thuash atyre të dyve. Nëse sheh karrierën, e kupton sa profesionistë janë. Etika profesionale që tregohej në fushë dhe atmosfera pozitive në dhomat e zhveshjes ishte e mrekullueshme dhe askush nuk e kishte problem konsumin e duhanit”, ka thënë Bendtner.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka folur pas një takimi…