Benevenuto bëhet gjyqtari i parë që deklarohet si homoseksual
09 korrik 2022
| 17:35
Gjyqtari brazilian, Igor Benevenuto, është bërë arbitri i parë, i licencuar nga FIFA, që është deklaruar si homoseksual.
Benevenuto, 41 vjeç, njoftoi gjatë një podcast të Globoesporte se është homoseksual dhe shprehu gëzimin e tij që më në fund është gati të jetë vetvetja.
Në një deklaratë për GloboEsporte, FIFA tha se mirëpret dhe mbështet vendimin e tij.
“FIFA mirëpret dhe mbështet gjyqtarin Igor Benevenuto dhe vendimin e tij për t’u deklaruar. Siç është theksuar herët e tjera, FIFA beson fuqimisht se futbolli është për të gjithë. Shpresojmë që ky vendim të inkurajojë të tjerët dhe të frymëzojë diversitet dhe përfshirje më të madhe në “lojën e bukur”.