Benfica zyrtarizon transferimin e Nunezit te Liverpooli

13 qershor 2022 | 15:19

Gjiganti portugez Benfica ka zyrtarizuar shitjen e yllit të klubit, Darwin Nunez Liverpool, ndaj uruguaiani do të jetë përforcim i ri në sulmin fantastik në “Anfield” nga sezoni i ardhshëm.

Transferimi i paralajmëruar prej kohësh më në fund është zyrtarizuar. Darwin Nunez (22) tërhoqi vëmendjen e të mëdhenjve evropianë me lojërat fantastike në fanellën e Benfica-s dhe për nënshkrimin e tij luftuan rivalët anglezë Liverpool dhe Manchester United.

Klubi i Lisbonës tha se transferimi është me vlerë 75 milionë euro, një shumë që mund të rritet në 100 milionë euro bazuar në bonuset e dhëna.

Tashmë dihen disa detaje të kontratës. Kështu, Nunez do të nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare me Liverpoolin, i cili më pas do ta shesë Sadi Mane te Bayerni.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, duke mos e përmendur UÇK-në…