Beniada e mërzitur me banorët: Për fjalët që keni thënë
BB VIP – Beniada Nishani teksa bisedonte me Arjola Demirin dhe Einxhel Shkirën pas përfundimit të spektaklit të “Big Brother VIP”, u shpreh se “është mërzitur me fjalët që kanë thënë”.
Modelja bukuroshe e kishte për fjalët që janë thënë për të në lidhje me qëndrimin që mbajti ajo në debatin Einxhel-Donald. Beniada vendosi që t’i qëndronte pranë aktorit të humorit edhe pse e ka shumë shoqe moderatoren e njohur.
Disa prej banorëve mendojnë se ajo nuk e mbështeti miken e saj, të cilën e njohu brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe krijoi një miqësi shumë të bukur.
Pjesë nga biseda:
Arjola: Na shpëtoi për pak
Einxhel: Po shyqyr zemër se desh e nxorën
Arjola: Na shpëtoi për pak
Beniada: Jam mërzitur për fjalët që janë thënë
Arjola: Sikur të shamë, sikur të fyem
Einxhel: Nuk e kishim fare me të nxjerrë as jashtë loje, as fjalë me të mërzitur
Beniada: Amore, gjysmë fjale the ti, të tjerët ke të drejtë
Einxhel: Jo, nuk thashë unë gjysmë fjale
Beniada: Po, se the pse thirre Donaldin, të tjerët filluan.
Arjola: Kush filloi? Kanë filluar para kësaj
Einxhel: Iliri ta ka thënë që të darka aty
Beniada: Jo, pas darkës tha muhabetin e parfumit.