
Benitez harron të kaluarën, merr drejtimin e Evertonit
30 qershor 2021
| 17:32
Tashmë është zyrtare, Rafa Benitez do të jetë trajneri i ri i Evertonit.
Spanjolli do të zërë vendin e Carlo Ancelottit i cili u largua drejt Realit një pak javë më parë.
Negociata të gjata dhe shumë emra të përfolur, por Benitez është i zgjedhuri i skuadrës nga Liverpuli. Një tradhti kjo nga ana e teknikut spanjoll i cili ulët në stolin e rivalëve të përjetshëm të Liverpulit skuadër që e ka drejtuar më parë në vitet 2004-2010.
Afrimi i Benitez në stolin e Everton u kthye në çështje pasi tifozë të skuadrës kërcënuan tekniku që mos të firmoste, por si duket çdo gjë ishte e planifikuar.
We can confirm Rafael Benitez has been appointed as our new manager.
— Everton (@Everton) June 30, 2021