Benjamin Pavard i jep fund beqarisë, fejohet në Sarandë me modelen nga Gjakova
25 korrik 2024
| 21:50
Benjamin Pavard, ish-kampioni i botës me Francën dhe aktualisht mbrojtës i Interit, ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të shënuar një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tij.
Pavard ka udhëtuar në vendlindjen e partneres së tij, modeles Kleofina Pnishi në Kosovë, për t’ia kërkuar “dorën” e vajzës nga babai i saj dhe më pas për të kurorëzuar dashurinë e tyre në Shqipëri.
Në një postim emocionues në Instagram, Pavard ka ndarë një foto ku shfaqet me Kleofinën në bregdetin e një resorti turistik në Sarandë. Ky moment romantik ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit e tij, të cilët kanë uruar çiftin për këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre.