Benoit Bastian ndan drejtësinë në ndeshjen Çeki-Shqipëri
08 tetor 2024
| 16:20
Një gjyqtar francez do të vërë drejtësi në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Republikës Çeke dhe Shqipërisë. Sfida do të zhvillohet më 11 tetor, në orën 20:45 në Pragë.
41-vjeçari Benoit Bastian do të jetë gjyqtari kryesor i sfidës, që do të shoqërohet nga Hicham Zakrani dhe Aurelien Berthomieu. Gjyqtari i katërt do të jetë Thomas Leonard.
Kjo është hera e parë që Benoit Bastian gjykon Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Ai është prej 10 vitesh gjyqtar i FIFA-s dhe bëhet fjalë për një emër me përvojë në arenën ndërkombëtare.
Sfida mes Shqipërisë dhe Çekisë pritet me interes, pasi do të përballen dy kombëtare që synojnë kreun e grupit.