Benzema akuzohet për bashkëpunim me terroristët pasi mbështeti Palestinën
Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, ka akuzuar lojtarin e Al-Ittihad, Karim Benzema për lidhje me një grup të quajtur “Vëllazëria Myslimane”, e cila konsiderohet një organizatë terroriste në Francë.
Ministri ka hedur akuza të rënda ndaj ish-lojtarit të Real Madridit në programin “CNews” gjatë një emisioni live, vetëm pak ditë pasi Benzema ka deklaruar mbështetjen e tij për popullin e Palestinës në luftën kundër Izraelit.
“Ne kemi mbyllur më shumë se 1100 qendra myslimane në vend dhe po flas në veçanti me Karim Benzema, i cili mban kontakte me njerëz famëkeq dhe siç e dimë të gjithë me ‘Vëllazëria Myslimane’”, ka thënë Dermanan.
Fjalët e ministrit për Benzemën megjithatë nuk patën shumë jehonë në Francë, ndryshe nga pjesa tjetër e botës. Gerald Darmanin nuk ishte shumë i qartë në argumentimin e tij kundër lojtarit, sepse ai nuk ka dhënë asnjë provë dhe mediet franceze ende po përpiqen të përcaktojnë nëse lojtari ka lidhje me terrorizmin.
💭‼️ ¿Qué ha pasado con Benzema y por qué ha sido vinculado con los Hermanos Musulmanes?
🇫🇷 @vicencbatalla, corresponsal de @La_SER en Francia, lo explica en @ellarguero:
🗣️ "La gente del fútbol le reprocha no haber condenado los dos ataques terroristas anteriores"
⬇️⬇️⬇️⬇️ pic.twitter.com/eBbP8ImMfY
— El Larguero (@ellarguero) October 17, 2023
“Vëllazëria Myslimane” është një nga organizatat më të vjetra dhe më të mëdha islamike në botën arabe dhe myslimane, ato kanë një rrjet të gjerë mbështetësish dhe anëtarësh nga Egjipti në vende të tjera.
Karim Benzema kishte shprehur mbështetje për popullin palestinez përmes një postimi në Twitter, duke i quajtur sulmet e Izraelit si të padrejta.
“Të gjitha lutjet tona për banorët e Gazës që janë sërish viktima të këtyre bombardimeve të padrejta që nuk kursejnë gra e fëmijë”, kishte shkruar Benzema.
Toutes nos prières pour les habitants de Gaza victimes une fois de plus de ces bombardements injustes qui n’épargnent ni femmes ni enfants.
— Karim Benzema (@Benzema) October 15, 2023