Benzema: Duam ta fitojmë prapë Ligën e Kampionëve

22 shkurt 2023 | 11:51

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është i lumtur me fitoren e arritur kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve (2-5).

Autori i dy golave në këtë ndeshje dhe fituesi i “Topit të Artë” në edicionin e kaluar ka thënë se synim i Realit është që sërish ta rrembjë titullin në Ligën e Kampionëve.

“Ishte një natë e rëndësishme, dua t’ia dedikoj këtë paraqitje presidentit tonë të nderit, Amancio. Kjo fitore është për të nga ana e jonë. Luajtëm me personalitet dhe me produktivitet të golit. Duam ta fitojmë prapë Ligën e Kampionëve. I dhamë jetë një loje fantastike edhe për ata që na shikuan. Fillimi ishte i keq, tifozët në ‘Anfield’ na vunë nën presion, por më pas është parë Real Madridi i vërtetë”, ka thënë Benzema.

“Ishim gati përballa një ndeshjeje të madhe, ishim duke humbur 0:2 dhe dëshironim më shumë. Një gol mund të ndryshojë gjithçka dhe kjo ndodhi falë Vinicius. Dua t’i falënderoj tifozët tanë që sonte ishin lojtari ynë i 12-të. Tash na pret një ndeshje e madhe në ‘Bernabeu’”, ka shtuar Benzema.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar shqyrtimin e propozim-vendimit për themelimin…