Benzema e barazoi Lewandowskin, por është larg Ronaldos dhe Messit
Karim Benzema po e fut emrin e tij në histori të futbollit evropian.
Goli ndaj Manchester Cityt e ngriti atë në nivel me Robert Lewandowskin, duke arritur në kuotën e 86 golave.
Sulmuesi francez e barazoi rekordin e sulmuesit polak si golashënuesi i tretë më i mirë në histori të garave evropiane.
Përpara tyre gjenden vetëm Cristiano Ronaldo (141) dhe Lionel Messi (125).
Ish-futbollisti i Lyonit arriti në kuotën e 15 golave sezonalë në Champions League këtë edicion.
Ai i kishte shënuar 5 në fazën e grupeve dhe 10 të tjerë në fazën e eliminimit, duke shkëlqyer ndaj PSG-së, Chelseat dhe ndaj Man Cityt.
Benzema e gjeti golin në Champions në sezonin e 17-të radhazi.
Për herë të parë kishte shënuar në sezonin 2005/06 kundër Rosenborg derisa po luante në Olympique Lyon, e ku i kishte shënuar 12 gola.
74 të tjerë kanë arritur në fanellën e Real Madridit.
Ai e kishte shënuar golin e parë për “Los Blancos” në garat evropiane më 3 nëntor 2009 kundër Milanit.
Kundërshtarët më të përshtatshëm dhe më të pëlqyer të Benzemas janë Galatasaray, PSG e Chelsea, ndaj të cilëve ka shënuar nga 5 herë. /GE/