Benzema i kundërpërgjigjet CR7: Më i miri është Ronaldo, ai i Brazilit

25 shkurt 2025 | 13:34

Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo kanë ndarë vite të lavdishme te Real Madridi, duke fituar tituj, shënuar gola dhe pasur respekt të ndërsjellë. Megjithatë, reagimi i sulmuesit francez, kur u pyet për deklaratat e fundit të CR7, ku ai pohonte se ishte lojtari më i mirë në histori, ka bërë bujë në rrjetet sociale.

Gjatë një interviste me “TNT Sports BR”, Benzema nuk hezitoi të jepte mendimin e tij: “Secili thotë çfarë të dojë. Nëse ai mendon se është më i miri në histori? Për mua, për shembull, më i miri është Ronaldo, ai i Brazilit”. Francezi gjithashtu u përpoq të shmangte krahasimet mes lojtarëve dhe theksoi respektin e tij për karrierën e Cristianos: “Nuk më pëlqen të bëj krahasime mes lojtarëve. Mendoj se secili ka historinë e vet, edhe ai ka të tijën. Është një lojtar shumë i mirë”.

Fjalët e Benzema kanë shkaktuar reagime të ndryshme, me disa tifozë që mbështesin opinionin e tij se Ronaldo Nazario është më i miri, ndërsa të tjerë besojnë se Cristiano e meriton këtë vlerësim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava,…