Benzema ishte i gatshëm të luante në Botëror, Deschampsi e la jashtë

27 dhjetor 2022 | 14:19

“Benzema mund të ishte në dispozicion që nga 1/16”, ka thënë Karim Djaziri, agjenti i sulmuesit francez të Real Madrid, duke ndezur edhe një herë polemikat për përplasjen e Didier Deschamps me bomberin francez. Djaziri ka postuar në profilin e tij të rrjeteve sociale imazhin e rezonancës e cila zbulon gjendjen e dëmtimit të muskujve të Benzema.

“Unë e postova, por në fillim u konsultova me tre ortopedë, të gjithë më siguruan se Karim Benzema mund të ishte i disponueshëm që nga raundi i 1/16”. Kjo konfirmon problemet e marrëdhënieve personale mes sulmuesit të Francës me trajnerin e kombëtares së “gjelave”.

Dhe jo çuditërisht, pas humbjes në finalen e Kupës së Botës, Benzema shpalli lamtumirën e tij me kombëtaren franceze, madje përpara këtij vendimi, ai refuzoi ftesën e Macron për të qenë i pranishëm në stadium për të parë finalen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti britanik Lewis Hamilton ka ende edhe një vit kontratë…