Benzema: Jam krenar që i rrëzova nga froni Messi dhe Ronaldon
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, është shprehur krenar dhe i lumtur që e fitoi çmimin “Alfredo Di Stefano” si lojtari më i mirë në La Liga për sezonin 2019/20, duke u bërë lojtari i parë që e fiton këtë çmim pos Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit pas më shumë se një dekade.
Sulmuesi francez i shënoi 21 gola në ligë, duke i ndihmuar Real Madridit ta fitojë titullin e La Ligas sezonin e kaluar.
Benzema është futbollisti i parë pas Lionel Messi ose Cristiano Ronaldo që fiton këtë çmim, që kur Raul Gonzalez e fitoi për herë të parë në sezonin 2007/08.
“Ky (çmim) do të thotë shumë për mua”, tha Benzema pasi e mori trofeun.
“Ndihem krenar dhe shumë i lumtur. Është shpërblim për punën time në këtë klub që nga viti 2009 dhe, siç e them, më bën shumë të kënaqur, pa dyshim”.
“Unë kam qenë në Real Madrid për shumë vite dhe gjithmonë punoj që të ndihmoj vazhdimisht ekipin”.
“Messi dhe Ronaldo janë diçka tjetër. Ata kanë fituar shumë çmime individuale dhe, për mua, është një nder ta fitoj atë përpara këtyre dy lojtarëve”.
Ndërsa Benzema është duke e vazhduar formën e tij të mirë edhe ketë sezon duke shënuar shtatë gola dhe asistuar pesë herë në 12 ndeshje të La Ligas.