Benzema: Jam një numër nëntë me shpirtin e numrit dhjetë
29 janar 2019
| 13:07
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, e ka përshkuar vetën një sulmues mjaft të mirë zone, por që arrin ta krijojë edhe në lojën e skuadrës.
Francezi shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim në fitoren 4-2 ndaj Espanyolit, duke qenë lojtari i ndeshjes.
“Me të vërtetë më pëlqeu paraqitja ime. Nuk e di nëse është ndeshja më e mirë e sezonit. Dua të vazhdoj më shumë e më shumë. Është e rëndësishme të shënoj gola dhe të dhuroj asistime, por edhe shumë detaje të tjera të vogla. Shumë njerëz e masin sulmuesin nga golat, por unë besoj se jam një numër nëntë me shpirtin e numrit dhjetë”, ka thënë Benzema.