Benzema, lojtari më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëve

31 maj 2022 | 13:04

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit 2021/22 në Ligën e Kampionëve. Këtë vendim e ka marrë paneli i vëzhguesve teknikë të UEFA-s.

Benzema është bërë lojtari i parë francez që e fitoi “Këpucën e Artë” të Ligës së Kampionëve në epokën e re të kësaj gare. Francezi e shfaqi një formë të jashtëzakonshme duke e ndihmuar Real Madridin ta fitojë titullin e 14-të të kampionit evropian.

Ky njëherësh ishte i pesti për ish-futbollistin e Lyonit, i cili e mbylli sezonin me 15 gola të shënuara këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manaferra, agjenci e Marketingut Digjital në Prishtinë, është shpallur fituese…