Benzema: Më pëlqen të luaj futboll me Viniciusin

13 shtator 2021 | 13:38

Karim Benzema flet si lider i Realit të Madridit. Sulmuesi francez thotë se i pëlqen të luajë me Viniciusin dhe i ka thurur elozhe Camavingës.

Sulmuesi francez thotë se po kalon një moment mjaft të mirë dhe detyra e tij është që të ndihmojë skuadrën.

FITORJA- “Është një mbrëmje speciale për ne. Tifozët kanë dhënë gjithçka dhe kjo u duk në pjesën e dytë”.

PJESËMARRJA- “Kam marrë pjesë në 9 nga 13 gola. Ndihem shumë mirë, por kjo gjë vjen falë mbështetjes së trajnerit, presidentit, lojtarëve dhe tifozëve. Sigurisht që jam këtu për të dhënë kontribut dhe për të ndihmuar Realin e Madridit të arrijë rezultatet”.

VINICIUS- “Është një fenomen. Ai është i ri dhe sigurisht që do të përmirësohet. Më pëlqen që të luaj me të. Ka treguar që mund të jetë titullar i rëndësishëm për Realin e Madridit”.

KAMAVINGA- “Do të na sjellë shumë gjëra te Reali. Është ende i ri dhe do të përmirësohet. Kam besim tek ai”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, e…