Benzema: Nuk do ta harroj kurrë Realin
Sulmuesi francez, Karim Benzema i ka dhënë lamtumirën Real Madridit pas 14 sezoneve, në një ceremoni të organizuar të martën në ambientet e klubit.
Sulmuesi francez ditë me parë befasoi të gjithë kur konfirmoi largimin nga “Los Blancos”. Megjithatë, ai shpjegoi lamtumirën e tij befasuese, e cila kapi klubin dhe tifozët në befasi, pasi mori një vendim me familjen e tij.
“Doja të përfundoja karrierën në Real Madrid, por ndonjëherë jeta të jep një shans tjetër. Është një vendim shumë i vështirë që e kam marrë me familjen time. Por, nuk do ta harroj kurrë Real Madridin”, ka thënë fillimisht Benzema në ceremoninë e lamtumirës.
Ndryshe, Benzema është lojtari i pestë me në shumë ndeshje për Real Madridin, pasi ka bërë 647 paraqitje dhe është golashënuesi i dytë i të gjitha kohërave për klubin me 353 gola.
🔴 𝙇𝙄𝙑𝙀: Institutional act of tribute and farewell to our captain @Benzema.#RealMadrid | #GraciasKarim https://t.co/flqv6oqe8Z
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) June 6, 2023