Benzema: Pas pensionimit dua të bëhem trajner

16 qershor 2022 | 16:38

Tërheqja është ende shumë larg, por deri më sot Karim Benzema duket se ka ide mjaft të qarta se çfarë do të donte të bënte sapo t’i varë këpucët në gozhdë.

Sulmuesi i kombëtares franceze dhe Real Madridit, i intervistuar nga “Onze Mondial”, shpjegoi se cila është dëshira e tij pas pak vitesh, ndoshta duke ndjekur gjurmët e personazheve si Zidane që, pasi vari këpucët, bëri gjëra të mëdha si ndihmës dhe më pas si trajner i parë.

“Nëse e kam menduar tashmë se çfarë do të bëj pas daljes në pension dhe nëse do të jem trajner? Vërtet nuk e di. Nuk e di nëse do të jem trajner, por ndoshta mund të jetë”, ka thënë Benzema.

“Sidoqoftë, unë e dua shumë futbollin, kështu që ajo që do të bëj pasi të tërhiqem, sigurisht se do të jetë diçka afër të qenit trajner. Në çdo rast do të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja”, ka shtuar Benzema, i cili këtë sezon e udhëhoqi Real Madridin me një lumë golash drejt fitores në La Liga dhe Ligën e Kampionëve dhe aktualisht është kandidati kryesor për “Topin e Artë 2022”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tyson Fury vazhdon të jetë i paqartë lidhur me të…