Benzema pensionohet nga kombëtarja

19 dhjetor 2022 | 15:57

Karim Benzema është pensionuar nga Kombëtarja franceze e futbollit. Sulmuesi i Real Madridit e ka bërë të ditur vet lajmin nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetet sociale.

“Kam bërë përpjekjet dhe gabimet e nevojshme për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenare për këtë! Unë kam shkruar historinë time dhe e jona po mbaron”, ka shkruar Benzema.

34-vjeçari gjatë karrierës së tij ka regjistruar 97 ndeshje për Francën duke kontribuuar me 37 gola. Ky vendim i Karim Benzemas vjen vetëm një ditë pasi Franca u mposht në finale të Kupës së Botës nga Argjentina. Benzema nuk ishte pjesë e reprezentacionit francez në këtë Botëror për shkak të një lëndimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar për sulmin…