Benzema pranon çmimin e ‘Lojtarit më të mirë të sezonit’ në Ligën e Kampionëve

10 gusht 2022 | 21:08

Sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzemas i është ndarë çmimi për “Lojtarin më të mirë të edicionit” në Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi francez çmimin e ka pranuar pak para fillimit të finales së Superkupës së Evropës ndaj Eintracht Frankfurtit që luhet në Helsinki nga ora 21:00, shkruan Demokracia.com.

Benzema ishte ndër futbollistët më të mirë të “mbretërve” në edicionin paraprak kur u kurorëzuan me trofeun e 13-të të Ligës së Kampionëve.

34-vjeçari në edicionin e kaluar regjistroi 15 gola në 12 ndeshje në Ligën e Kampionëve për Los Blancos.

Sulmuesi është gjithashtu favoriti kryesor për ta fituar “Topin e Artë” këtë vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka thënë…