Benzema shënoi golin e tij të parë në ligën e Arabisë Saudite

25 gusht 2023 | 11:41

Karim Benzema ka hapur llogarinë e tij në ligën e Arabisë Saudite duke shënuar golin e parë nga katër golat e Al Ittihad kundër Al Riyadh pasi ka shënuar tre gola në Ligën e Kampionëve për Klubet Arabe.

Në minutën e 17-të të ndeshjes sulmuesi 35-vjeçar hapi rezultatin, duke e dërguar topin në pjesën e pasme të portës kundërshtare.

Benzema, pas plot 14 vitesh në Bernabeu, ku është bërë një legjendë e Realit është zhvendosur në Lindjen e Mesme për të lënë gjurmë edhe atje. Francezi duket se është përshtatur plotësisht me kushtet e reja të futbollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa transferimi i Lucas Paqueta te Manchester City është vënë…