Beogradi i thotë jo vizitës së Sveçlës në Preshevë
04 janar 2024
| 08:43
Autoritetet e Serbisë nuk ia kanë lejuar vizitën ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të paraparë që të realizohej sot në Luginë të Preshevës me ftesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Kjo është konfirmuar për Klan Kosova nga Nevzat Lutfiu, kryetar i këtij këshilli.
Sveçla kishte në agjendë vizitat në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës si dhe takime me përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe zyrtarë të pushtetit lokal atje.