BEOGRADI, KRYEQYTET I TERRORIZMIT

14 dhjetor 2020 | 12:08

Shkruan: Ragip Shala

Terrorizmi është krim i organizuar që përbën llojin më të rëndë të veprës penale që manifestohet me akte irracionale të pamoralshme me dhunë tejet brutale. Zë fill me lindjen e shtetit, ka parakaluar nëpër tërë formacionet socio-politike, është bërë dukuri edhe në shoqërinë bashkëkohore. Formën më të sofistikuar e ka arritur në gjysmën e shekullit 20, sidomos pas përfundimit të luftës së ftoftë. Aktet e terrorizmit përbëjnë problemin më të ndërlikuar të shoqërisë moderne, burimin kryesor të pasigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Për këtë ka nxitur debate të ndryshme jo vetëm në nivel rajonal, evropian, por dhe global, madje edhe në KS të OKB-së. Varësisht prej rreshtimeve gjeopolitike të shteteve, përkufizimet për terrorizmin janë të ndryshme, prandaj harmonizimi i ligjeve kundër terrorizmit ndër shtete ka mbetur në gjysmë të rrugës. Sa i përket definimit të terrorizmit më të zëshëm janë edhe teoricienët serbë të cilët sipas “kutit” të interesave të tyre gjeopolitike terrorizmin e përkufizojnë si një akt të dhunës që ka një qëllim politik!? Ndër shumë teoricienë serbë dallohen prof. Vojin Dimitrijeviq, Zoran Jovanoviq dhe qendra e tyre për mbrojtje dhe siguri (ODB – Centar za Odbrane i Bezbednost) që ndodhet në Beograd. Terrorizmi, sipas tyre, është akt i kriminalitetit të organizuar me komponentë dhunën e frikshme për qëllime politike. Me doktrinën e terrorizmit, serbët nënkuptojnë mjetet, metodat e dhunës sistematike që provokojnë frikë dhe pasiguri te qytetarët, një luftë politike përmes terrorit individual!? Duke u bazuar në synimet nacionaliste, hegjemoniste dhe ekspansioniste serbe karshi fqinjëve, sidomos shqiptarëve, tërë terminologjia juridiko-politike për terrorizmin është përligjje e synimeve të Beogradit për Serbinë e madhe. “Qëllimi arsyeton mjetin” thënia e Makiovellit dhe definimi serb për terrorizmin si akte dhune për qëllime politike përbëjnë çelësin “kallauz” për ta shpalosur terrorizmin shtetëror serbë dhe krimet e gjenocidit serbë ndaj shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve, gjatë shpërbërjes së RSFJ-së. “Qëllimet politike” të ekspansionizmit serb janë “palosur” në projekte, elaborate shfarosëse ndaj shqiptarëve, që kanë rezultuar me spastrime etnike, vrasje, persekutime deri me krime të gjenocidit. Në kryeqytetin e Beogradit janë hartuar elaborate planëzuar dhe zbatuar nga krerët politikë, ushtarakë dhe fetarë me mjete vrasëse që nga thika, kallashi deri tek avionët luftarakë, për “qëllime politike”. Beogradi, pos që ishte kryeqytet i dyfishtë jugosllavo-serb, ishte qendër diplomatike, seli dhe nikoqir i Samitëve të Lëvizjes së mosinkuadrimit që gravitonin shtetet arabe, afrikane dhe aziatike!? Pikërisht nga kryeqyteti Beograd kanë rrjedhur doktrina vrastare, që kanë rezultuar me mijëra viktima civilësh, shkatërrime dhe djegie në shumë shtete gjatë këtyre decenieve të fundit. Republika e Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës përbëjnë rast të veçantë nga aktet terroriste për “qëllime politike”. Prandaj përkufizimet për terrorizmin duhet të përkojnë pikërisht nga shembuj të shumtë dhe tejet specifik të këtyre dy shteteve. “Qëllimi politik” i Beogradit, planizuar dhe zbatuar për një shekull ndaj shqiptarëve, shpalos formën dhe llojin krejtësisht specifik të terrorizmit. Specifikat e terrorizmit beogradas ndahen në tri lloje: Vetë terrorizmi, terrorizmi rajonal dhe terrorizmi ndërkombëtar.

No description available.
A) Vetë terrorizmi: Serbia ka qenë arenë e vrasjeve politike gjatë tërë shekullit 19 dhe 20, sepse është në traditën e tyre të vrasin njëri-tjetrin për “qëllime politike”, prandaj në Evropë njihen për epitetin “kraljubica”, vrasës i mbretërve. Vetë terrorizmin serb e përbëjnë atentatet, djegiet kidnapimet, sidomos vrasjet në mes dinastive, organizatave kriminale dhe partive politike. Përgjakja në mes Karagjorgjeviqëve dhe Obranoviqëve ka rezultuar me vrasjen e katër “kralve”: Petroviq Karagjorgje, Milan Obrenoviq, Aleksander Obrenoviq, Aleksandar Karagjorgjeviq. Viktimë të vetë terrorizmit serb janë edhe: anëtarët e kryesisë së RSFJ-së, Gjemajl Bijediq, Petar Stamboliq, si dhe kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq. Vetë terrorizmin serb më monstruoz e përbën vrasja e ushtarëve në kazermën e Paraqinit, vrasja e fëmijëve serbë gjatë dhe pas luftës në Pejë, Gaqkë të Lipjanit dhe Gorazhdec të Pejës. Pastaj vrasja e Oliver Ivanoviqit, plagosja e Momqillo Trajkoviqit, Vuk Drashkoviqit etj. Pjesë krejtësisht e veçantë e vet terrorizmit është djegia e kishave ortodokse të Kosovës me bekimin e Popave paganistë serbë më 2004.
B) Terrorizmi rajonal: Për “qëllime politike” serbët, pos që vrasin njëri-tjetrin, madje edhe fëmijët e tyre, ata kanë vrarë dhe po vrasin edhe fqinjët e tyre: shqiptarët, boshnjakët, kroatët. Terrorizmi serb në vazhdimësi, për një shekull, ka kryer qindra vepra kriminale të terrorizmit, në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë, Kroaci, Gjermani, Suedi, Francë, Austri etj.
Krimin e organizuar në kryeqytetin Beograd e përbëjnë këto akte terroriste: atentatet, sulmet subversive, zjarrvëniet, helmimet, kidnapimet dhunimet, zhvarrosjet etj. Ndër aktet terroriste rajonale serbe prijnë atentatet të cilat për nga shtrirja gjeografike dhe koha përbëjnë krimin më të organizuar në historinë e terrorizmit jo vetëm rajonal, por dhe botërorë.
Distanca e kryerjes së atentateve arrin prej 300 km Beograd – Sarajevë, pastaj 500 km Beograd -Prishtinë deri në 2 350 km Beograd – Stokholm. Kurse për nga koha, që nga luftërat ballkanike (1912), gjatë dy luftërave botërore, gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë dhe vazhdon deri tani. Ndër atentatet e shumta veçohet atentati i Sarajevës ndaj Frand Ferdinantit (1914), që ishte shkasi i shpërthimit të Luftës Parë Botërore. Pastaj atentati në Shtugart ndaj vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, vrasjet e Anna Maria Lind – ministre e jashtme e Suedisë, Franz Josef Straus -ministër i Bavarisë në Gjermani etj.
Terrorizmi serb në formë subversive dhe zjarrvënie është ushtruar ndaj Shqipërisë, për vite të tëra që ka rezultuar me vrasje të qindra qytetarëve civilë, si dhe djegia e mijëra hektarëve pyje dhe ullinj. Helmimi me Sarin i të rinjve shqiptarë, kidnapimet e civilëve, si dhe dhunimet gjatë luftës në Kosovë në Bosnjë Hercegovinë dhe Kroaci përbëjnë aktet më të shëmtuara terroriste serbe. Aktin terrorist më irracional e përbëjnë zhvarrosjet e civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë, bartja e kufomave dhe groposja në varreza masive në Serbi.
Një akt të tillë terrorizmi i pashembullt në botë përbën kulmin e krimit të organizuar, terrorizmit rajonal serb. Gjeneralët serbë kanë bartur mbi supe trupa të pajetë fëmijësh shqiptarë si trofe lufte disa i kanë varrosur në oborret e shtëpive të tyre, disa në kazerma ushtarake dhe varreza masive anë e mbanë Serbisë.

No description available.
C) Terrorizmi ndërkombëtar: Kryeqyteti Beograd, pos që ka terrorizuar rajonet ballkanike dhe evropiane, ka terrorizuar edhe shtetet e Lindjes së Mesme, Magrebin dhe rajonet aziatike. Meqë në Beograd është themeluar Lëvizja e Mosinkuadrimit, në cilësinë e nikoqirit, atje kanë aterruar shumë protagonistë të terrorizmit botërorë: individë, organizata “revolucionare” dhe parti anarkiste të ekstremit të majtë. Veçohet kryeterroristi botëror Iliq Ramirez Shakalli “guerili revolucionar” i Titos, i cili për shumë kohë është strehuar në Beograd. Në Francë është dënuar me burgim të përjetshëm për sulmet terroriste më të përgjakshme, për vrasjen e 2 000 civilëve dhe sulmin terrorist në Lojërat Olimpike në Mynhen. Në kancelaritë e Titos, gjeneralit Kadijeviq, pastaj dhe Millosheviqit i kanë hyrë pa trokitur Idi Amini, Robert Mugabe, Sadam Hyseini, Mohamar Gadafi, Hafez al Asadi, të gjithë këta kriminelë të rangut botëror.
Në akademitë ushtarake të Beogradit kanë studiuar qindra kadetë arabë të prirë nga kolonel Gadafi, gjeneral Hyseini, të cilët janë indoktrinuar me doktrinën vrastare serbe. Organizatat terroriste: Hamas, Fronti Polisario, Armata e Kuqe, Brigadat e Kuqe, AL Kaida, ISIS, Hezbollah, Boka Harem, etj., janë furnizuar me armë të Zastavës së Kragujevcit dhe trajnuar nga gjeneralët serbë. Tërë përgjakjet ndër-arabe, grushtshtet, lufta irako-iraniane, dhe lufta izraelo-arabe janë furnizuar me armë të Zastavës së Kragujevcit.
Terrorizmi rajonal dhe ndërkombëtar serb i bazuar në doktrinën nacionaliste dhe hegjemoniste vrastare ka shkaktuar ndërmarrjet ushtarake më të mëdha të paktit ushtarak NATO gjatë 50 vjetëve të fundit. Pikërisht shkaku i doktrinës vrastare serbe, pakti NATO, pos ndërhyrjes ushtarake në Bosnjë, Kosovë, është detyruar të ndërmarrë operacione luftarake në shumë rajone të tjera. Pas bombardimit të kryeqytetit Beograd 1999, në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar janë bombarduar edhe kryeqytetet simotra: Bagdadi, Tripoli, Damasku, Bejruti, Kabuli, Kajro etj. Këto kryeqytete u bombarduan nga Pakti NATO, të cilat për qendër ideologjike duke pasur Beogradin, nën influencën e doktrinës serbe, shefat e tyre kanë ndërmarrë veprime kriminale. Terrori shtetëror, ideuar, planifikuar, komanduar dhe zbatuar nga hierarkia shtetërore, mbështetur në doktrinën vrastare serbe përbën emblemën e Beogradit kryeqytet i terrorizmit me përmasa globale. Një emblemë e tillë ka rezultuar me krime të gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë në Libi, Irak dhe Siri, dhe përbën burimin kryesor të pasigurisë rajonale dhe globale. Kallashnikovët e Zastavës së Kragujevcit s’kanë të ndalur, vazhdojnë edhe më tej të vrasin civilë në metropolet evropiane dhe botërore. Beogradi ky kryeqytet i terrorizmit…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja e dashur për publikun, Luana Vjollca, njihet për arritjet…