Beogradi mbushet me traktorë, Cani: Kështu kishte ndodhur edhe në vitin 2000, atëherë kur kishte kapitulluar Millosheviqi

14 mars 2025 | 14:06

Gazetari Bahri Cani ka postuar një fotografi të gazetës “Danas”, ku shihen shumë traktorë të renditur në qendër të Beogradit, pikërisht rreth Parkut të Pionierëve.
Cani ka shkruar se e njëjta gjë kishte ndodhur me 5 tetor të vitit 2000, ditën kur kishte kapitulluar Millosheviqi.
Njoftimi i plotë i Canit:
Qenka mbushur qendra e Beogradit me traktorë, njofton gazeta Danas! Herën e fundit në qendër të Beogradit janë parë traktorë e bagerë me 5 tetor 2000.
Ndoshta nuk ju kujtohet, por atë ditë ka kapitulluar Millosheviqi. Vuçiqi dhe njerëzit e tij duket se i kanë organizuar vetë traktorët nga vende të ndryshme të Vojvodinës të vijnë në Beograd, si mburojë rreth Parkut të Pionierëve, që është para goditës së Presidencës, por shenjat e para nuk janë të mira për Vuçiqin. Protesta e madhe mbahet nesër me 15 mars dhe pritet të zgjatë një apo dy ditë…
Vuçiqi po thotë se po përgatiten incidente dhe dhunë e madhe.
Gjatë natës së kaluar ka pasur rrahje dhe incidente sporadike në disa pjesë të Beogradit…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donald Trump Jr., djali i presidentit amerikan, ka zhvilluar një…