Beogradi nis presionin ndaj serbëve para zgjedhjeve të 9 shkurtit: ‘Srpska, të vetmit përfaqësues legjitimë’
Me zgjedhjet parlamentare në Kosovë pas dy muajsh Beogradi zyrtar veçse ka nisur mesazhet presionuese ndaj serbëve se “të vetmit përfaqësues legjitimë” të serbëve të Kosovës “janë Lista Serbe”.
Ditëve të fundit kjo parti – që gjer më tash ka pasur edhe monopolin mbi jetën politike të serbëve të Kosovës – njoftoi se do të garojnë në zgjedhjet parlamentare, ani pse para dy vitesh detyruan me urdhër politik që serbët t’i linin të gjitha institucionet kosovare.
“Qëndrimi parimor i Beogradit është se vlerësimi më i mirë i çështjeve të tilla i takon serbëve në Kosovë dhe përfaqësuesve të tyre të vetëm legjitimë politikë, pra listës Srpska”, ka thënë i ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur për “Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.
“Prandaj, vendimi i Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje mbështetet fuqishëm nga Beogradi, sepse ne besojmë se është i mirë dhe në interes të popullit serb”, ka thënë ai në një intervistë për “Kurir”.
Lista Serbe tash udhëhiqet nga Zlatan Elek që nga koha e pas sulmit terrorist dhe paraushtarak të Bansjkës që u krye nga kryetari faktik i Srpska-s, Milan Radojçiq.