Beppe Marotta, president i ri i Interit

04 qershor 2024 | 11:31

Klubi italian, Interi ka konfirmuar zyrtarisht se Giuseppe ‘Beppe Marotta’ është emëruar si presidenti i ri i klubit.

Marotta është emëruar presidenti i ri i Interit nga pronarët e klubit Oaktree, pasi kishte shërbyer si drejto i përgjithshëm i “Nerazzurrëve” që nga viti 2018 pas një periudhe tetëvjeçare në Juventus.

“FC Internazionale Milano SpA njofton sot emërimin e propozuar të Giuseppe Marotta si President i ri dhe përbërjen e re të Bordit Drejtues të Klubit, i cili do të konfirmohet në një mbledhje të aksionarëve në Milano sot më vonë”, thuhet fillimisht në njoftim.

“Emërimet e propozuara pasojnë ndryshimin e fundit në pronësi. Më 22 maj 2024, fondet e menaxhuara nga Oaktree Capital Management, LP (“Oaktree”) morën pronësinë e Interit pas mospagimit të huas trevjeçare të Oaktree për kompanitë mbajtëse të Interit”.

“Si pjesë e fokusit të Oaktree në stabilitetin operacional dhe financiar për Interin, ajo ka propozuar emërimet e anëtarëve të rinj të Bordit të mëposhtëm:

Alejandro Cano, Drejtor menaxhues dhe bashkëdrejtues i Evropës për Strategjinë e Mundësive Globale të Oaktree

Katherine Ralph, drejtore menaxhuese në Strategjinë e Mundësive Globale të Oaktree

Renato Meduri, Zëvendës President i Lartë në Strategjinë e Mundësive Globale të Oaktree

Carlo Ligori, bashkëpunëtor në strategjinë e mundësive globale të Oaktree

Delphine Nannan, zëvendëspresidente e Lartë në zyrën e Oaktree në Luksemburg

Fausto Zanetton, drejtor i përgjithshëm i Tifosy Capital & Advisory

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dukagjinit pritet të bëhet me trajner të ri…