Beqa i PDK-së: Damaneku i Malishevës mbështet Hamzën për kryeministër
28 janar 2025
| 13:07
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 31, Hajdar Beqa, ka takuar banorët e fshatit Damanek të Malishevës.
Beqa ka thënë se nga ta ka marrë përkrahje për kandidatin e kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza.
“Takim i jashtëzakonshëm në Damanek të Malishevës! Mobilizim i plotë, përkrahje dhe angazhim i palodhur për Bedri Hamzën si kryeministër të ardhshëm. Besojmë në vizionin e tij dhe në fitoren që na pret! Bashkë e sjellim ndryshimin”, ka shkruar Beqa në “Facebook”.