Beqa i PDK-së: Eksponentët kryesorë të qeverisë Kurti janë të zhytur deri në fund në aferën energjetike (video)

03 shkurt 2025 | 15:13

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 31, Hajdar Beqa, ka thënë se eksponentët kryesorë të qeverisë Kurti janë të zhytur në aferën korruptive energjetike.

Ai ka thënë se është i lumtur për inicimin  e hetimit parlamentar të aferës korruptive, ku ish-shefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi është duke u ballafaquar me drejtësinë.

“Çdo ditë e më tepër po dalin në pah lidhjet korruptive brenda mafies energjetike në Kosovë, ku eksponentët kryesorë të kësaj qeverie, me në krye Albin Kurtin, janë të zhytur deri në fund në këtë aferë. Jam i lumtur që isha një nga iniciuesit e hetimit të kësaj afere korruptive, duke nisur nga komisionet parlamentare, ku edhe atëherë ish-kryeshefi Nagip Krasniqi, tashmë i pandehur, kishte vështirësi të përgjigjej para komisionit hetimor parlamentar. Duke u përpjekur t’i mbrojë shokët e tij të korruptuar, ai u zhyt edhe më thellë në këtë skandal dhe tani ndodhet në një pozitë nga e cila nuk mund të mbrojë as veten, e as ata që e kanë futur në këtë rrjet korrupsioni. Faktet po dalin në sipërfaqe dhe e vërteta po bëhet e pamohueshme!”, ka shkruar Beqa në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 38, Vesa Broja,…