Beqa i PDK-së: Më 9 shkurt do të përmbyset ideologjia e ‘përmbysësit të Kosovës’
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa ka thënë se mbështetja për PDK-në është rritur me 131% dhe se kjo rritje do të konfirmohet me më 9 shkurt.
Ai ka thënë se 9 shkurti do të jetë dita kur Kosova do të zgjedhë zhvillimin mbi retorikën e përçarjes së brendshme, por edhe në raport me aleatët.
“Më 9 shkurt do të përmbyset ideologjia e “përmbysësit të Kosovës!’. Mbështetja për PDK-në është rritur me 131%, dhe këtë do ta konfirmojnë qytetarët në ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt. Ne jemi themeluesit, ndërtuesit dhe zhvilluesit e Kosovës moderne. Ata provuan të na ndalin, sepse synimi i tyre është ndalja e Kosovës, por PDK do ta bëjë Kosovën më të mirë, sepse ky vend mundet më mirë. Ideologjia e Albin Kurtit, të cilin me të drejtë e cilësojnë si ‘përmbysësin e Kosovës’ do të përmbyset nga qytetarët. 9 shkurti do të jetë dita kur Kosova do të zgjedhë zhvillimin mbi retorikën e përçarjes së brendshme, por edhe në raport me aleatët”, ka shkruar Beqa në “Facebook”.