Beqa i PDK-së: Qeveria Kurti ka thyer rekord për aktakuza

13 nëntor 2024 | 11:27

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka thënë se më nuk qon peshë nëse thirret edhe kryeministri i Kosovës për intervistim nga Prokuroria Speciale.

Pasi sipas tij, qeveria më e korruptuar është ajo e Albin Kurtit.

Deputeti Beqa për “Front Online”, ka thënë se ky pushtet ka thyer rekord për aktakuza e intervistime të ministrave.

“Nëse i shohim ministrat edhe kryeministri duke u intervistuar nuk është më lajm as për qytetarët e as për deputetët, duke e ditur kualitetin e qeverisë, e cila është më e dobëta nga sukseset dhe më e korruptuara që ka pasur Kosova. Qeveria që ka thyer rekord me intervistime e aktakuza e nën hetime të ministrave e zyrtarëve”,  ka thënë Beqa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar kandidatin e…