Beqa i PDK-së takohet me veteranë të UÇK-së nga Llapi: është detyrë e jona t’i forcojmë themelet e shtetësisë
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka takuar veteranët e UÇK-së nga zona e Llapit.
Duke vlerësuar lartë kontributin e tyre për lirinë e Kosovës, Beqa ka thënë së është detyrë e tyre që t’i forcojnë vlerat e lirisë dhe themelet e shtetësisë.
“Mbrëmë pata nderin të takoj bashkëluftëtarët veteranë të UÇK-së nga zona e Llapit, simbol i qëndresës dhe sakrificës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Rrugëtimi ynë si shtet duhet të udhëhiqet nga vlerat dhe idealet që ata mbrojtën me gjak dhe sakrifica të panumërta. Është detyra jonë t’i ruajmë këto arritje dhe të forcojmë themelet e shtetësisë sonë. Lavdi dëshmorëve dhe respekt i përjetshëm për çdo luftëtar të lirisë!”, ka shkruar Beqa në “Facebook”.
Hajdar Beqa në listën e PDK-së për deputet garon me numrin 31.