Beqa kërkon nga Qeveria të ndihmoj klubet përmes ligjit për sport
Kryetari i skuadrës së futasllit, Liburni nga Gjakova, Abaz Beqa ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të reagon sa më shpejtë për të futur në funksion ligjin për sport, përndryshe rrezikojnë të shuhen edhe shumë klube tjera sportive
“Çdo ditë po marrim lajme te hidhura për shuarjen e klubeve dhe ky është vetëm fillimi, shumë klube në Kosovë si në futboll, hendboll, basketboll, futsall, volejboll etj, janë pranë falimentimit vetëm e vetëm që ligji i sportit nuk po zbatohet nga organet tatimore, ka shkruar Beqa.
Postimi i plotë i Abazë Beqës
Tanimë është bërë trendi shuarja e klubeve sportive
Unë besoj se fajtori kryesor është Qeveria e Kosovës që nuk po bënë presion te ATK-ja që të zbatohet në përpikëri ligji i sportit, i cili është shumë i mirë dhe jetik për sportin kosovar. Çdo ditë po marrim lajme te hidhura për shuarjen e klubeve dhe ky është vetëm fillimi, shumë klube në Kosovë si në futboll, hendboll, basketboll, futsall, volejboll etj, janë pranë falimentimit vetëm e vetëm që ligji i sportit nuk po zbatohet nga organet tatimore. Prandaj institucionet duhet t’i thirrin mendjes e te zbatojnë ligjet e shtetit sepse aty ku ligji nuk zbatohet nuk ka shtet. Çdo ditë jemi dëshmitar që rinia jonë po ikin, sepse nuk kanë siguri as në punë, as në biznes, as në shkollim, e as në sport, falë politikes së keqe në përgjithësi.
Qeveria aktuale dhe ato te kaluarat pa dallim kur nuk kanë interes janë në gjendje të mbyllin bizneset e ndryshme në emër të ligjit brenda natës pa asnjë analizë financiare. Po shohin rininë duke ikur për një jetë me të mirë e po bëjnë thirrje me qëndrua në Kosovë e me shikuar se si politika po e shkatërron të ardhmen.
Vetëm gjatë këtij edicioni dy nga tri klubet me te suksesshme në futsallin kosovar i lëshojnë garat për problemet financiare dhe askush nuk shqetësohet prandaj institucionet kompetente duhet te ndërmarrin masa dhe mos te bëjnë sehir ….sepse sporti s’po kërkon asgjë më shumë se sa zbatimin e ligjit.
Futsalli kosovar do të vazhdoj rrugën e vetë edhe pa këto dy klube, por rivaliteti dhe shpirti i garës do iu mungojë për një kohë të gjithë sportdashësve.