Beqa kujton komandant “Katanën” me vargjet e tij
11 prill 2020
| 22:58
Hajdar Beqa, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës e ish-bashkëluftëtar i Agim Ramadanit, përmes një postimi në “Facebook” ka kujtuar komandant ‘Katanën’ me rastin e 21-vjetorit të rënies së tij në betejën e lavdishme të UÇK-së në Koshare të Gjakovës.
Ish-deputeti Beqa ka zgjedhur disa vargje të shkruara nga vetë komandant ‘Katana’ për ta kujtuar atë.
Ky është postimi i Beqës:
21 vite nga rënja e Agim Ramadanit Komandant “Katana”
“Mu shterrshin sytë nëse pushoj
Lirinë tënde me ëndërrue
Mallkue qoftë gjaku im
Nëse m’vrasin pa luftue”
Vargje nga Agim Ramadani!
Përjetësisht mirënjohës Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Dëshmorëve të Kombit!
Lavdi për jetë e mot!