Beqa: Meja dhe Gjakova janë plagët e hapura të historisë sonë të dhimbshme drejt lirisë

27 prill 2025 | 16:41

Politikani Hajdar Beqa ka bërë homazhe në Mejë të Gjakovës.

Ai ka thënë se plagët e historisë janë të dhimbshme drejt lirisë.

“Kujtimi për ta është një plagë që nuk mbyllet, por edhe një forcë që na bashkon dhe na rikujton përgjegjësinë për të mbrojtur lirinë dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar Beqa në “Facebook”.

Postimi i plotë nga Hajdar Beqa:

Meja dhe Gjakova janë plagët e hapura të historisë sonë të dhimbshme drejt lirisë!

Sot, së bashku me strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Gjakovë, bëmë homazhe në Mejë të Gjakovës, aty ku para 26 viteve, regjimi kriminal i Slobodan Millosheviçit kreu një nga masakrat më të tmerrshme kundër popullit tonë.

376 burra dhe djem të pafajshëm u vranë dhe u zhdukën barbarisht, vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse donin të jetonin të lirë.

Kujtimi për ta është një plagë që nuk mbyllet, por edhe një forcë që na bashkon dhe na rikujton përgjegjësinë për të mbrojtur lirinë dhe të ardhmen tonë.

Lavdi e përjetshme Martirëve dhe Dëshmorëve të Kombit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlo Ancelotti pranoi se diferencat e vogla i kushtuan Real…