Beqaj: Ambasadori më i mirë për vendin janë produktet cilësore
Ministri i Inovacionit dhe i Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, vizitoi të mërkurën prodhuesin farmaceutik “Tre Pharm”.
Beqaj shprehi përkushtimin e tij, për të përkrahur prodhuesit vendor me perspektivë për eksport dhe në krijimin e vendeve të punës
“Vizitova prodhuesin farmaceutik “Tre Pharm”, ku pash nga afër punën e mrekullueshme që po bëhet. Tre Pharm, një nga prodhuesit më të mëdhenj kosovar, kanë vizion zhvillimor me synim tregjet e huaja. Produktet inovative në sektorin e farmacisë “Made in Kosova” nuk gjenden në vendet e rajonit dhe po eksportohen përtej kontinetit Evropian, përmes teknologjisë më moderne. Shpreha përkushtimin tim si Ministër për të përkrahur prodhuesit vendor me perspektivë për eksport dhe në krijimin e vendeve të punës”, shkroi Beqaj në profilin e vet në “Facebook”. Sipas tij, ambasadori më i mirë për vendin janë produktet cilësore.