Beqaj dhe Veseli vizituan ICK-në në kuadër të ngjarjes “Kosova Digjitale-Open Day”

15 shkurt 2018 | 15:25

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë  Besim  Beqaj bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, vizituan të enjten Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK),  ku kanë parë punën e të rinjve që po bëjnë në fushën e inovacionit dhe teknologjisë informative.

Vizita është realizuar në kuadër të ngjarjes “Kosova Digjitale-Open Day” që është organizuar nga ICK në kuadër të shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast Beqa, j ka deklaruar se pasuria më e madhe e Kosovës janë të rinjtë dhe të rejat me shkathtësi të dëshmuar tashmë në fushën e tokologjisë dhe inovacionit. “Pasuria më e madhe e Kosovës janë të rinjtë dhe të rejat të shkathta në fushën e inovacioneve, që kanë ndikim të drejtpërdrejt në krijimin e ekonomisë digjitale. Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të përkrahë këta të rinj të cilët janë e ardhmja e vendit”, deklaroi Beqaj.

Ndërsa Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli,  ka deklaruar se qëllimi i themelimit të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka qenë përkrahja e të rinjve me ide dhe kapacitete inovative, të cilët janë të shumtë. “Qëllimi i themelimit të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka qenë përkrahja e të rinjve dhe të rejave të talentuara në fushën e inovacioneve dhe teknologjisë dhe kjo. Ekonomia e dijes dhe ajo digjitale janë çelësi i zhvillimit. Dekada e dytë e shtetit të Kosovës do të jetë dekada e një transformimi ekonomik. Dhe këtë mund ta bëjmë më se miri me rininë tonë inovative dhe kreative ”, ka thënë Veseli.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vlera në treg e “Amazon”, e matur nga çmimi i…