Beqaj: Digjitalizimi ndihmon prodhuesit vendorë

26 korrik 2018 | 14:08

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka takuar të enjten Klubin e Prodhuesve të Kosovës më të cilët ka bashkëbiseduar për mundësitë e bashkëpunimit në shërbim të përmirësimit të bilancit tregtar të Kosovës.

Gjithashtu temë diskutimi ishte edhe përkrahja e ndërmarrësve kosovarë nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë përmes programit për financimi të NVM-ve i lansuar ditë më parë.

Ministri Beqaj ka thënë më këtë rast se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të jetë përkrahëse e fuqishme e prodhuesve vendorë, duke ndihmuar që prodhuesit të avancojnë proceset e prodhimit përmes digjitalizimit.

“Prodhuesit vendorë janë punëdhënës, janë taksapagues të mëdhenj që po tentojnë ta përmirësojnë bilancin tregtar të Republikës së Kosovës. Diskutuam për përkrahjen ligjore, institucionale dhe pse jo edhe financiare të ideve të tyre që krijojnë vende pune stabile, që rrisin potencialin ekonomik, me synim që produktet tona të rrisin nivelin e konsumimit brenda vendit dhe të eksportohen jashtë”, ka thënë ministri Beqaj.

Ndërsa drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka falënderuar ministrin Beqaj për takimin, duke theksuar se ky takim ishte informues në lidhje me projektet e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, si dhe diskutim për mundësitë e bashkëpunimit.

“Nga ministri Beqaj u informuan në lidhje me projektet e Ministrisë dhe punët e mira që janë duke u bërë nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, si për projektet inovative që po zhvillohen nga organizatat joqeveritare por edhe për thirrjet publike për financim të start-upeve dhe NVM-ve”, ka deklaruar Panxha.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i ka…