Beqaj: Ekonomia e Kosovës do të bazohet në zhvillime teknologjike
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilën ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në qasjen inovative në biznes dhe fuqizimin e të rinjve.
Ministri Beqaj e ka njoftuar ambasadoren finlandeze edhe me proceset nëpër të cilat po kalon vendi me qëllim të fuqizimit ekonomik të të rinjve.
“E njoftova ambasadoren për proceset nëpër të cilat po kalojmë, për fuqizimin ekonomik të të rinjve, si dhe rritjen e potencialit eksportues dhe prodhues të sektorit privat. Kërkova bashkëpunim dhe ndihmë me njohuri dhe shkëmbim përvojash nga ekspertiza më e mirë finlandeze”, ka thënë Beqaj.
Ministri Beqaj ka theksuar se ekonomia e Kosovës do të bazohet edhe në zhvillime teknologjike.
Pjesë e këtij takimi ishin edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, rektori i UBT-së, Edmon Hajrizi, drejtori i KIESA-s, Besian Mustafa dhe nga Innovation Center Kosovo, Shpend Lila.
/Epoka e re/