
Beqaj: Involvimi i ShBA-ve, i pashmangshëm për të zgjidhur kontestet në Ballkan
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj po qëndron në Uashington, ku po merr pjesë në tryezën e diskutimit me kongresmenë dhe personalitete tjera me ndikim në skenën politike.
Beqaj gjatë fjalimit të tij ndër të tjera ka theksuar ndikimin gjeopolitik në zhvillimin e Ballkanit, si dhe rëndësinë e vazhdimit të procesit të integrimit.
“Involvimi i ShBA-ve është i pashmangshëm për të zgjidhur kontestet në Ballkan dhe për të garantuar mirëqenie të qëndrueshme”, ka thënë Beqaj.
Ministri Beqaj gjatë qëndrimit të tij në ShBA do të pritet në takim nga kongresmeni Robert Adelhort, si dhe do të jetë folës kryesor në konferencën “Smart Cities 2019” ku do të prezantohet shteti i Kosovës me financimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
/Epoka e re/