Beqaj konfirmon se nuk e mori pagën me rritje
Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, ka konfirmuar se pagën e ka marrë pa rritje, pasi nuk i ka proceduar pagat me rritje që ka bërë Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj.
Ky zyrtar i PDK-së ka deklaruar se pagën me rritje nuk e ka marr, për shkak se ende është duke e konsultuar bazën ligjore të vendimit.
“Ne nuk kemi procedu. Jemi duke u konsultuar. Po e konsultojmë bazën ligjore”, ka thënë Beqaj për “Express” të shtunën.
Vendimi i Qeverisë është cilësuar si i kundërligjshëm edhe nga Agjencia Antikorrupsion, e cila ka paralajmëruar Kallëzim Penal ndaj zyrtarëve që do të përfitojnë nga vendimi i Ramush Haradinajt për rritjen e pagave.
Ndërkohë, Kallëzim Penal ka bërë Lëvizja Vetëvendosje ndaj zyrtarëve të Qeverisë, që ikanë marrë pagat me rritje.
Gjykata Kushtetuese, në një interpretim për vendimin e Qeverisë për rritje të pagave, kishte thënë se rritja duhet të ishte e bazuar në Ligjin e Buxhetit. I njëjti institucion nuk kishte gjetur fakte se vendimi ishte kundërligjkushtetues.
Kundër Ramush Haradinajt për marrjen e pagës me rritje, kanë dalë edhe katër ministra të tjerë. Tre nga PDK-ja e një nga AAK-ja.
Pos Bedri Hamzës i cili edhe javën e kaluar deklaroi se nuk do ta pranojë pagën me rritje, njësoj kanë vepruar edhe dy ministra tjerë të PDK’së në Qeveri. Ata janë, Abelard Tahiri e Besim Beqaj.