Beqaj: Kosova është duke zbatuar programin e ekonomisë digjitale

25 qershor 2018 | 16:07

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka thënë se ekonomia globale digjitale ofron mundësi për integrim e Kosovës në tregun global të punës.

“Qeveria e Kosovës teknologjinë e informacionit dhe komunikimit e konsideron si një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe transformim strukturor drejt një ekonomie dhe shoqërie të bazuar në dije”, ka thënë Beqaj në “Digital Assembly 2018” që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, organizuar nga Komisioni Evropian dhe Presidenca Bullgare e Këshillit të BE-së.

Ministri Beqaj si pjesë e panelit “Lansimi i agjendës digjitale për Ballkanin Perëndimor” së bashku me komisioneren Mariya Gabriel dhe ministrat e rajonit, ka shpalosur të arriturat dhe planet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e agjendës digjitale, si pjesë e procesit të WB6.

Ministri Beqaj ka theksuar se potenciali i Kosovës për integrim në tregun global, është i madh pasi vendi ka popullatë të re dhe të shkathtë në fushën e TIK-ut dhe ofrimin e shërbimit në këtë sektor të rëndësishëm ekonomik.

Beqaj ka folur edhe për mundësitë e zhvillimit të Kosovës në sektorin e teknologjisë informative, duke theksuar se Kosova njihet si vend me penetrim të gjerë të internetit në shkallë vendi që arrin afërsisht në 88 për qind.

Ministri Besim Beqaj ka siguruar se Qeveria e Kosovës është duke zbatuar programin e ekonomisë digjitale të Kosovës – KODE, në bashkëpunim me Bankën Botërore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…