Beqaj në Sofje: Kosova ka potencial për t’u bërë qendër rajonale për inovacion
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj po merr pjesë në edicionin e parë të konferencës “IT Hub Connect 2018 – Innovations, Regulations and Investments”, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Në fjalën e tij të mbajtur në këtë konferencë ministri Beqaj ka theksuar se kapacitetet e Kosovës në zhvillimin e inovacioni dhe ndërmarrësisë në shërbimi të zhvillimit ekonomik, janë të mëdha, pasi Kosova posedon rini të shkathtë dhe të gatshme për të ecur me hapin e vendeve të zhvilluara.
“Kosova ka kapacitete për t’u bërë qendër rajonale për inovacion, pasi potenciali i të rinjve të saj është i jashtëzakonshëm. Kosova ka popullatë të re me shkathtësi në fushën e teknologjisë, të cilët ekonominë e Kosovës do ta shndërrojnë në ekonomi të dijes që është garanci për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, ka thënë ministri Beqaj në këtë konferencë.
Ministri Beqaj, në fjalën e tij ka përmendur edhe rastet specifike të të rinjve të Kosovës që kanë shënuar rezultate në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, duke potencuar se Kosova njihet si vend, popullsia e të cilit ka qasje të madhe në internet.
Ministri Besim Beqaj ka folur edhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe marrjes së përvojave të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë nga vendet e BE-së që kanë përvojë më të gjatë në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, duke ftuar edhe donatorët që të investojnë në Kosovës në përkrahje të inovacionit dhe ndërmarrësisë.
Konferenca “IT Hub Connect 2018 – Innovations, Regulations and Investments”, mbahet nën patronazhin e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së, ndërsa në të po marrin pjesë ministrat e inovacionit të vendeve të rajonit