Beqaj i ofron bashkëpunim KFOR-it zviceran
Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur të premten udhëheqësin e ri të KFOR-it zviceran në Malishevë kapitenin Wieland Schmid.
Kryetari Begaj ka thënë se komuna e Malishevës do ta vazhdojë bashkëpunimin me KFOR-in sikurse deri më tani.
Ai ka thënë se prezenca e KFOR-it është një mbështetje e rëndësishme për komunën që drejton. “Ju garantoj se bashkëpunimi i mirë me KFOR-in do të vazhdojë edhe në të ardhmen, prandaj ju ndihuni si në shtëpinë tuaj”, u ka thënë Begaj përfaqësuesve të KFOR-it zviceran.
Begaj ka falënderuar për bashkëpunimin e mirë edhe drejtuesin e deritanishëm të LMT-së të KFOR-it zviceran kapitenin Daniel Wyss, i cili ishte prezent në këtë takim. Edhe drejtuesit e LMT-së e kanë falënderuar kryetarin Begaj dhe komunën e Malishevës për bashkëpunimin e mirë dhe korrekt që kanë pasur.