Beqaj: Parku për Inovacion në Prizren do të jetë katalizator i zhvillimit ekonomik
Sot është mbajtur takimi i Komitetit të Përkohshëm Drejtues për Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren.
Në hapje të këtij takim ka marrë pjesë edhe ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka thënë se ky park do të jetë një nga katalizatorët e zhvillimit ekonomik të vendit, përmes fuqizimit të rinisë dhe ndërkombëtarizimit të Kosovës. “Përkushtimi im është që ky Park të jetë një nga katalizatorët e zhvillimit ekonomik të vendit, fuqizimit të rinisë dhe ndërkombëtarizimit të Kosovës në ekonominë globale digjitale”, ka deklaruar Beqaj.
Takimi i radhës i Komitetit të Përkohshëm Drejtues për Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve është mbajtur në kuadër të përgatitjeve për funksionalizimin e tij që pritet të bëhet në fillim të vitit 2019.
Ky Park do të funksionalizohet në hapësirën që është shfrytëzuar nga KFOR-i gjerman në Prizren, si dhe do jetë mundësi për zhvillim ekonomik të Kosovës përmes krijimi të hapësirë për të rinjtë dhe ndërkombëtarizimit të Kosovës në ekonominë digjitale. Parku pritet të jetë i hapur edhe për të rinjtë nga vendet e rajonit.
/Epoka e re/