Beqaj pjesë e konferencës “IT Hub Connect 2018” në Sofje

25 mars 2018 | 12:41

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj do të marrë pjesë në edicionin e parë të konferencës “IT Hub Connect 2018 – Innovations, Regulations and Investments”,  që mbahet më 26 dhe 27 mars në Sofje të Bullgarisë.

Qëllimi i Konferencës është forcimi i më tejmë i marrëdhënieve midis industrive të IT në Ballkan, Indi dhe SHBA, duke krijuar baza të përbashkëta për bashkëpunim të suksesshëm.

Në Konferencë do të marrin pjesë ministrat e Inovacionit të vendeve të Ballkanit, si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian për ekonomi Digjitale dhe Shoqëri.

Gjatë qëndrimit në Bullgari, ministri Besim Beqaj do ta takojë edhe ministrin e Ekonomisë së Bullgarisë Emil Karanikolov.

Konferenca “IT Hub Connect 2018 – Innovations, Regulations and Investments”, mbahet nën patronazhin e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Bedri Hamza, vazhdon me marrjen e vendimeve…